Federata Evropiane e Xhudos publikon koleksionin më të mirë të performancave të Akil Gjakovës

E publikuar: 04/11/2018 02:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akil Gjakova është kampion evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë për moshat nën 23 vjeç. Xhudisti nga Kosova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në garën e zhvilluar në Gyor të Hungarisë.

Duke vazhduar me formën fantastike të shfaqur gjatë këtij viti, ai fitoi me Ippon ndaj kundërshtarit nga Azerbajxhani, Rufat Mamadov.

“Se fituesi i Grand Slamit në Paris fitoi edhe një medalje në Kampionatin Evropian U-23, nuk ishte befasi e madhe. Objektivi i tij ishte që ta kompletonte setin e medaljeve dhe kosovari 22-vjeçar e arriti këtë me një performancë të jashtëzakonshme (2016 e bronztë, 2017 e argjendtë, 2018 e artë).

“Shijoni koleksionin më të mirë të Akil Gjakovës”, shkruan në një postim në faqen e Federatës Evropiane të Xhudos.

Postimi i publikuar në Facebook është shoqëruar me një video, në të cilën janë përmbledhur disa prej performancave më të mira të xhudistit tonë.

Suksesit të Akilit i është gëzuar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka shpërndarë koleksionin me paraqitjet e Gjakovës.

“E kam potencuar gjithmonë që edhe Evropa do jetë krenare me vlerat tona!””, ka shkruar trajneri në postimin e tij.

/Telegrafi/