Federata e Futbollit të Kosovës: Nuk jemi për racizëm

19.10.2016 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Federata e Futbollit të Kosovës: Nuk jemi për racizëm

Federata e Futbollit të Kosovës gjendet para përballjes me masa disiplinore, të cilat i ka nisur Federata Botërore e Futbollit (FIFA). Së bashku me Kosovën, para këtyre masave gjendet edhe Federata e Futbollit të Kroacisë, për shkak se grupet e tifozëve të të dyja vendeve, para takimit në Shkodër, më 6 tetor, kanë brohoritur parulla të drejtuar kundër serbëve, sikurse: “Mbyte, mbyte serbin“.

​Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, e ka dënuar sjelljen e tillë të tifozëve, duke thënë se sjelljet e tilla, të cilat e dëmtojnë futbollin, nuk do të tolerohen në të ardhmen.

Siç thotë ai, tifozëve tashmë u është tërhequr vërejtja.

“Natyrisht që nuk na ka ardhur mirë për ato që kemi dëgjuar, por ata janë tifozë. Për këtë ekzistojnë procedurat e FIFA-s, por ne nuk dëshirojmë që një gjë e tillë të përsëritet. Ne nuk jemi për racizëm. Ne jemi për futboll, jemi federatë e futbollit të Kosovës dhe nuk dëshirojmë kurrfarë politike ta përziejmë në futboll“, thotë Ademi.

Ademi pret që FIFA ta ketë parasysh përfaqësuesen e Kosovës, e cila është në fillimin e saj edhe si “nikoqire”.

“Janë kushtetutat e UEFA-s dhe FIFA-s. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Është i mundur dënimi, por shpresoj që nuk do të jetë më i madhi. Ne jemi në fillim dhe ne nuk kemi qenë iniciues të gjithë kësaj”, ka thënë Ademi.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018“, është zhvilluar në Shkodër të Shqipërisë, për shkak se stadiumi në Prishtinë është duke u riparuar. /rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AS: Shqiponja shqiptare e Xhakës dhe Shaqirit irritoi Putinin

AS: Shqiponja shqiptare e Xhakës dhe Shaqirit irritoi Putinin

Një foto si kjo e Ryvës në bikini ju lë ‘pa fjalë’

Një foto si kjo e Ryvës në bikini ju lë ‘pa fjalë’

Vuçiç ka një porosi për Serbinë pas golave nga Xhaka e Shaqiri

Vuçiç ka një porosi për Serbinë pas golave nga Xhaka e Shaqiri

Capital T e bën publike bisedën me Xherdan Shaqirin

Capital T e bën publike bisedën me Xherdan Shaqirin

Të jetosh një shekull: 100-vjeçari nga Shqipëria që nuk ndjen pleqëri (Video)

Të jetosh një shekull: 100-vjeçari nga Shqipëria që nuk ndjen pleqëri (Video)

Pija e çuditshme e cila eliminon të gjitha problemet: Hiqni qafe dhembjet e eshtrave me këtë pije!

Pija e çuditshme e cila eliminon të gjitha problemet: Hiqni qafe dhembjet e eshtrave me këtë pije!

Belgjikë – Tunizi, formacionet zyrtare

Belgjikë – Tunizi, formacionet zyrtare

Vazhdon 'sherri' mes vajzave të ekranit, Eva Murati ka një shuplakë për Rike Roçin

Vazhdon 'sherri' mes vajzave të ekranit, Eva Murati ka një shuplakë për Rike Roçin

Gjendja e Granit Rugovës, Fisnik Rugovës dhe Altin Morinës jashtë rrezikut për jetën

Gjendja e Granit Rugovës, Fisnik Rugovës dhe Altin Morinës jashtë rrezikut për jetën

A ju kujtohet Guido i Rebelde Way – E tmerrshme se çfarë i ka ndodhur atij

A ju kujtohet Guido i Rebelde Way – E tmerrshme se çfarë i ka ndodhur atij

Zvicra ia kishte ndaluar festimin me shqiponjë katër vite më parë, por Xhaka dhe Shaqiri thyen të gjitha rregullat

Zvicra ia kishte ndaluar festimin me shqiponjë katër vite më parë, por Xhaka dhe Shaqiri thyen të gjitha rregullat

E vërteta tronditëse se si prodhohen çipsat Pringles

E vërteta tronditëse se si prodhohen çipsat Pringles

Tronditëse! Nëna e këngëtarit ndërron jetë gjysmë ore pasi foli me të birin

Tronditëse! Nëna e këngëtarit ndërron jetë gjysmë ore pasi foli me të birin

Minjtë futen në bankomat dhe hanë 13 mijë funte në Indi (Foto)

Minjtë futen në bankomat dhe hanë 13 mijë funte në Indi (Foto)

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

Adea Pula i vë flakën Instagramit me fotot në bikini

Adea Pula i vë flakën Instagramit me fotot në bikini