FBK merr vendim për ndeshjen Golden Eagle Ylli – Prishtina, zhvillohet sot

E publikuar: 17/02/2019 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim për ndeshjen e ndërprerë mes Golden Eagle Yllit dhe Prishtinës.

Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë pasi tifozët vendas kishin gjuajtur gjësende në parket.

Gjyqtarët kishin kërkuar zbrazjen e tribunës, ndërsa me këtë vendim nuk ishin pajtuar lojtarët e ekipit vendas dhe kryesia e Yllit.

Mirëpo FBK ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 pa praninë e shikuesve.

Ky është postimi i plotë i FBK-së në Facebook, pa ndërhyrje:

“Te dielën do të vazhdoj ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina

Te shtunën në Suharekë është ndërprerë ndeshja në mes Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës, qe i ka takuar xhiros se XIX në Superligën e Kosovës.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 8:58 sekonda te cerekut te trete, (64:68 ne favor te Z Mobile Prishtinës) për shkak te hedhjeve të shumta te shikuesve.

Pas ndërprerjes gjyqtaret janë larguar në zhveshtorën e tyre dhe kanë kërkuar nga Policia e Kosovës e pranishme në palestër që në afat prej 15 minutave Konform Propozicioneve të Garave të zbrazen komplet tribunat e sallës, gjë që nuk ka ndodhur.

Pas pritjes më shumë se 30 minutave gjyqtarët dhe ekipet janë larguar nga palestra.

Ndeshja do të vazhdoj te dielën (Konform Propozicioneve të Garave) në ora 19:00 në kohen dhe rezultatin e mbetur.

Ndeshja do të zhvillohet pa prezencën e shikuesve”, thuhej në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/