FBK emëroi përzgjedhësit e përfaqësueseve të reja të Kosovës

E publikuar: 21/12/2018 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur mbledhjen e radhës gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten i ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës në të dyja konkurrencat.

Përfaqësuesen U16 në konkurrencën e femrave do të udhëheq Edin Kërveshi.

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari

Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën.

Përfaqësuesen U18 (F) do ta udhëheq Ilmen Bajra.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni

Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

Përfaqësuesen U20 (F) do ta udhëheq Fidan Shatri, me ndihmës Ismet Feratin.

FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 3-11 gusht 2019, Prishtinë/Kosovë

Kosova në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.

Përfaqësuesen U16 (Meshkujt) do ta udhëheq Albert Sylejmani.

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 8-17 Gusht 2019, Podgoricë/Mali i Zi

Kosova në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë.

Përfaqësuesen U18 (M) do ta udhëheq Gyltekin Selimi.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 26 korrik – 4 gusht 2019, Oradea/Rumani

Kosova në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Përfaqësuesen U20 (M) do ta udhëheq Ibrahim Karabeg.

FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 12-21 korrik 2019, Matosinhos/Portugali

Kosova në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia.

Ndërkaq ndihmësit e secilës Përfaqësuese do të emërohen në ditët në vijim në koordinim me përzgjedhësit dhe Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugovën.

Duhet theksuar se Përfaqësueset e Reja të Kosovës do të fillojnë me grumbullimet e para në fillim të muajit janar në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për të gjitha sfidat që i presin në vitin 2019. /Telegrafi/