FBI publikon videon e vrasjes së LaVoy Finicum (FOTO/VIDEO)

E publikuar: 29/01/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Momenti kur LaVoy Finicum nga Oregon në SHBA ishte qëlluar për vdekje të martën – dhe FBI thotë se ai mund të shihet duke provuar ta nxjerrë armën e tij.

Finicum ishte vrarë pasi që ai dhe 8 tjerë ishin ndaluar nga policët e komunikacionit gjatë rrugëtimit të tyre drejt një takimi në një qytet fqinj.

Video, e cila është e pa edituar, është bërë publike nga agjencia qeveritare të mërkurën dhe në të shihet një veturë e bardhë.

Një person thotë se LaVoy Finicum kishte dalë nga vetura e tij me duart në ajër dhe kishte kërkuar në xhepat e tij dy herë, ku pastaj agjenti i FBI-së e kishte qëlluar në gjoks.