FBI po heton aktorin Brad Pitt

E publikuar: 22/09/2016 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Policisë së Los Anxhelos nuk do ta hetojë aktorin Brad Pitt për sjellje të pahijshme ndaj fëmijëve të tij. Rreshter Barry Montgomery duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet që po qarkullojnë ditët e fundit, u shpreh për “Hollyëood Reporter” se aktualisht aktori nuk po ndiqet penalisht për abuzim verbal dhe fizik.

Por, pavarësisht deklaratës së Mongomery, TMZ raporton se FBI tashmë ka nis hetimet dhe se një makine policie është parë në shtëpinë e Jolie-Pitt në Hollivud, aty ku thuhet se po qëndron aktori, ndërsa Angelina me fëmijët në shtëpinë me qira në Malibu.

Sipas burimeve, Pitt po tregohet bashkëpunues në procesin e divorcit i cili nisi nga Angeline Jolie. Ai është shprehur tepër i trishtuar nga kjo ngjarje në jetën e tij, por ka thënë se mbi të gjitha rëndësi ka mirëqenia e fëmijëve të familjes.

Por nga ana tjetër, edhe Angeline thotë se edhe ajo po lufton për të mirën e 6 fëmijëve, ndaj ka kërkuar kujdestari fizike të tyre. Po ashtu, aktorja ka kërkuar të ruajë privatësinë në këto ditë të vështira.

Ndërsa me herët Marion Cotillard, aktorja franceze e përfolur si arsyeja e problemeve të çiftit të famshëm hollivudian, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, mohoi të ketë gisht në ndarjen e tyre.

40-vjeçarja është e lidhur prej kohësh me kolegun e saj, Guillame Canet, dhe si për t’i dhënë fund një herë e mirë thashethemnajës, njoftoi se është shtatzënë.

/ Top Channel