FBI dhe CIA: Me mposhtjen e IS-it nuk përfundon kërcënimi nga terrorizmi

09.09.2016 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
FBI dhe CIA: Me mposhtjen e IS-it nuk përfundon kërcënimi nga terrorizmi

Edhe nëse mposhtet grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, kjo gjë nuk do të ndalë kërcënimet për botën e civilizuar, ka thënë drejtori i FBI-së, James Comey.

“Kërcënimi, që unë mendoj se do të dominojë në pesë vitet e ardhshme për FBI-në, do të jetë ndikimi i shtypjes së kalifatit, gjë e cila po ndodhë”, ka thënë në një konferencë për media, Comey.

“Shumë vrasës nuk do të vdesin në fushën e betejës. Ata do të arrijnë të shpëtojnë”, ka thënë tutje ai.

Comey ka parashikuar se shumë luftëtarë militantë do të ikin për në vendet në perëdim të Evropës, duke tentuar që të kryejnë sulme të ngjashme si ato të Parisit dhe Brukselit, ndërkaq, militantë të tjerë do të sjellin luftën në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i CIA-s, John Brennan është pajtuar se shumë luftëtarë, të cilët nuk do të vriten në fushë betejë, do të mundohen që të kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe të kryejnë sulme terroriste atje.

Ai ka vënë në dukje se Al-Qaeda në Irak është pakësuar për nga numri i luftëtarëve por që akoma ka gjasa që të rishfaqet sikurse IS-i.

“Mendoj se një numër prej tyre do të vazhdojnë të mbesin sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe për qeveritë e tjera në vitet që do të vijnë”, ka thënë ai./rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Pavarësisht kërkesës së Trump-it për njohjen e Kosovës, Daçiq vazhdon propagandën e tij

Pavarësisht kërkesës së Trump-it për njohjen e Kosovës, Daçiq vazhdon propagandën e tij

Haradinaj: Angazhimi i Trumpit për marrëveshje Kosovë-Serbi, shumë i dobishëm

Haradinaj: Angazhimi i Trumpit për marrëveshje Kosovë-Serbi, shumë i dobishëm

Kush e shpalli Pavarësinë? Krasniqi thotë se akt i shpalljes është kur ai deklaroi votimin në Kuvend

Kush e shpalli Pavarësinë? Krasniqi thotë se akt i shpalljes është kur ai deklaroi votimin në Kuvend

Kujt i tha Haradinaj “qenef mashkull” pas fjalimit të Veselit (Video)

Kujt i tha Haradinaj “qenef mashkull” pas fjalimit të Veselit (Video)

Thaçi takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i thonë se po punojnë ta ndalin agresionin rus në rajon

Thaçi takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i thonë se po punojnë ta ndalin agresionin rus në rajon

Kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Kosnett: Paqja arrihet përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Kosnett: Paqja arrihet përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

Thaçi kërkon pezullim të taksës, thotë se është rritur kontrabanda në Veri

Thaçi kërkon pezullim të taksës, thotë se është rritur kontrabanda në Veri

Simiq: Serbët e kremtojnë Ditën e Serbisë, jo të Kosovës

Simiq: Serbët e kremtojnë Ditën e Serbisë, jo të Kosovës

Pompeo uron qytetarët e Kosovës për Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë

Pompeo uron qytetarët e Kosovës për Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë

Përvjetori i ‘ftohtë’

Përvjetori i ‘ftohtë’

Thaçi e Vuçiq shpërfaqin dallime rreth marrëveshjes eventuale

Thaçi e Vuçiq shpërfaqin dallime rreth marrëveshjes eventuale

Do të luftoj derisa të eci!”, dëshira e djalit të vogël dhe gazetares

Do të luftoj derisa të eci!”, dëshira e djalit të vogël dhe gazetares

Pacolli thotë se në Munih është lobuar për vizat

Pacolli thotë se në Munih është lobuar për vizat

Fillon Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Fillon Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik