FBI bastis shtëpinë e kreut të fushatës së Trump

E publikuar: 10/08/2017 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FBI ka kryer bastisje para agimit në shtëpinë e Paul Manafort, ish kreut të fushatës së Donald Trump në Virxhinia.

Agjentët federalë thuhet të kenë konfiskuar dokumente dhe materiale të tjera më 26 korrik, një ditë pasi Manafort u takua në mënyrë vullnetare me Komitetin e Inteligjencës së Senatit.

Manafort u largua nga fushata e Trumpit për shkak të pikëpyetjeve të lidhjeve të huaja.

FBI është duke udhëhequr një nga disa hetime në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e kaluara amerikane./Arbresh.info