Fauci paralajmëron: Krishtlindja është ‘sfidë më e madhe’ sesa Dita e Falënderimeve

E publikuar: 07/12/2020 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu më i njohur në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka paralajmëruar një rritje tjetër të rasteve me COVID-19 pas Krishtlindjeve – derisa akoma janë duke u trajtuar rastet që u regjistruan pas Ditës së Falënderimeve.

Fauci ka thënë se periudha pas Krishtilindjeve dhe Vitit të Ri do të jetë një sfidë akoma më e madhe sesa Dita e Falënderimeve.

Dr. Fauci, që i është kërkuar nga presidenti i zgjedhur Joe Biden të jetë këshilltari kryesor për COVID-19, i ka thënë CNN se shqetësimet e tij për Festën e Krishtlindjeve janë të njëjta sikur ato për Festën e Falënderimeve “vetëm se edhe më të mëdha, sepse është festë që zgjat më shumë”.

Ai ka thënë se askush nuk dëshiron që ta anulojë sezonën e festive, por “jemi në një kohë kritike”.

SHBA-ja po përjeton rritje të rasteve të reja me COVID-19 në një shifër mesatare ditore prej 200,000, derisa numri i të hospitalizuarve ka thyer rekordin.

California është futur në bllokim të ri të rreptë, derisa shtetet e tjera amerikane janë duke regjistruar rritje rekorde të infeksioneve të reja.

SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 14,7 milionë raste dhe 282,500 vdekje që nga fillimi i pandemisë deri më tani, të dyja shifrat janë shifrat më të larta globale – sipas Universitetit “Johns Hopkins”.

Presidenti Donald Trump është akuzuar se ka minimizuar rëndësinë e masave mbrojtëse, si mbajtja e maskës, por shtetet në Amerikë kanë pasë qasje të ndryshme në përballjen me virusin.