Fauci: Nëse anashkalohen masat e kontrollit, rrezikohemi nga shpërthimi i epidemive të shumta

E publikuar: 12/05/2020 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreziqet që bartin hapja e parakohshme e vendeve do të jetë fokus i takimit të sotëm mes mjekut Anthony Fauci dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, raporton New York Times.

Anthony Fauci do të flasë për zyrtarëve të Senatit amerikan, duke i paralajmëruar se cilat do të ishin pasojat e hapjes së parakohshme të ekonomisë amerikane, duke theksuar se një gjë e tillë mund të shpie deri të “vuajtjet dhe vdekjet e panevojshme”.

“Kjo do të kontribuojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, ka shtuar Fauci.

Rreziku nga tentimi i hapjes së parakohshme të vendit do të jetë tema kryesore dhe njëherit porosia e Faucit drejtuar Senatit dhe Këshillit për Arsim, Punë dhe Pensione.