Faturat e verës së KEDS-it më të shtrenjta se të dimrit!

E publikuar: 31/05/2017 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat kanë filluar të aplikohen nga 1 prilli, në masë të madhe kanë ngritur çmimin e energjisë elektrike.

Shumë qytetarë po ankohen se faturat e verës së KEDS-it janë më të shtrenjta sesa ato të dimrit.

Aplikimi i tarifave të reja të energjisë elektrike nga 1 prilli i këtij viti ka goditur rëndë xhepin e varfër të konsumatorit kosovar, pasi që çmimi i energjisë elektrike në sezon të verës thuajse është më i lartë sesa ka qenë gjatë sezonit të dimrit.

Përfaqësues të shoqërisë civile në vend thonë se me aplikimin e tarifave të reja kemi shtrenjtim të energjisë elektrike.

Por në anën tjetër zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike thonë se çmimet e strukturës së re paraqesin çmime mesatare të tarifave të nivelit të vitit 2016.

E zyrtarë të KEDS-it thonë se vendimi për tarifa i takon ZRRE-së.