Faton Topalli: Sot Republika po fillon rrugën e saj të mbarë

E publikuar: 09/01/2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në numër sa më të madh në protestën e sotme.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Më nderoni me pjesëmarrjen në protestë

Këto ditë më kanë vizituar miq, shoke, shoqe simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje, mërgimtar më shumë se asnjëherë në jetën time. Shumë të tjerë më kanë paralajmëruar se do të vinë tek unë në ditët e ardhshme. I ftoj të gjithë ata që më kanë vizituar dhe të gjithë ata që do të më vizitojnë gjatë ditëve të ardhshme të më përfaqësojnë në protestën e sotme. Kosova nuk ka pas asnjëherë më shumë se sot nevojë t’i dalim krah dhe ta realizojmë atë që e donë secili qytetar i Kosovës, pavarësisht nga përkatësia partiake: një Republikë që na përfaqëson, një shtet të së drejtës, një demokraci të lirë, një vend në të cilin jeta e qytetarit ka perspektiv, ku njeriu qëndron në epiqendër të përkujdesit shoqërorë. SOT REPUBLIKA PO FILLON RRUGËN E SAJË TË MBARË. Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit!”.