Faton Topalli: Policia më erdhi në shtëpi – dy herë në dy orë e gjysmë

E publikuar: 09/01/2016 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i cili është duke vuajtur masën e arrestit shtëpiak, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Policia e ka vizituar atë sot – dy herë brenda dy orë e gjysmë.

“Dy kontrolle policore brenda 2.5 orësh Para pak minutash, policia e Kosovës erdhi për të më kontrolluar nëse ndodhesha në shtëpi apo jo. Ky është kontrolli i dytë për më pak se brenda dy orësh e gjysmë. Unë jam këtu sepse nuk kam asnjë arsye të iki për shkak të angazhimit tim për Kushtetutën dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit. Masat policore kanë për qëllim t’i pengojnë gjysmën e deputetëve të opozitës për të vazhduar aktivitetet politike që u takojnë si deputet. Ne nuk do të ndalemi kudo që jemi në burg, në arrest shtëpiak apo në burgun e madhe të Kosovës”, ka shkruar ai.