Faton Bislimi: Pushtete të ndara- përgjegjësi e plotë

E publikuar: 05/02/2021 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Faton Bislimi
Një nga problemet esenciale në vendin tone është mungesa e sundimit të ligjit. Realisht, krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të lëndojnë shoqërinë tone në vazhdimësi. “Shkon Lumezi, e vjen Elezi” është asgjë më shumë se një “Cinderella Story” por jo zgjidhje reale e problemit.

“Lufta kundër korrupsionit” e proklamuar nga ata që i dhanë vulën e rrënjësimit krimit dhe korrupsionit në vend është vetëm se një tentim për të larguar të ftohtit me të ftohtë.

Në të gjitha raportet e Komisionit Evropian, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, për Kosovën e theksojnë mungesën e sundimit të ligjit si problem madhor të vendit. Ky problem vlerësohet edhe si një nga barrierat më të mëdha të vendeve në zhvillim dhe pengesë madhore për konsolidim të demokracisë.
Nuk ka shembull më të mire të sundimit efikas dhe efektiv të ligjit sesa sistemi i tri degëve qeverisëse të SHBA-ve, të trija të pavarura nga njëra tjetra:
Administrata (ekzekutivi), Kongresi (legjislatura), dhe Gjyqësori (sundimi i ligjit). Andaj, Kosovës i duhet një reformë e thellë dhe përmbajtësore për ndarjen e përgjegjësive në mes këtyre tri degëve të qeverisjes njëherë e mire: Qeveria, Parlamenti, dhe Gjyqësori duhet të jenë totalisht të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Nëse ne e kemi njëmend admirimin për Amerikën dhe demokracinë amerikane, atëherë, ne do të duhej që reformes së ndarjes së pushteteve t’i japim prioritetin dhe rendësinë e duhur. Pavarësia e këtyre pushteteve ofron themelin e domosdoshëm për fillim të zbatimit të sundimit të ligjit! Cdo bishtrim ndaj kësaj sfide është bishtrim ndaj tejkalimit të sfidës më madhore të vendit.

Unë jam për pavarësi të plotë të pushteteve; për sundim efikas dhe efektiv të ligjit për të gjithë pa asnjë dallim. Vetëm kështu përparon Kosova!

Shteti. Shtet.
#LDK132 #FatonBislimi43 #Lojalitet #Durim #Kurajo