Fatmir Sejdiu: Ndarja e LDK’së ka qenë e përgatitur

E publikuar: 28/03/2015 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i parë i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se ndarja e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e gjashtë ka qenë e përgatitur.

Ai në emisioni “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express për RTK ka treguar se kjo përgatitje është vërejtur edhe me herët.

Sipas Sejdiut aty ka qenë në pyetje të behët lideri LDK’së Nexhat Daci ose do të ndahet partia.

Sejdiu ka folur edhe për raportet me Dacin, ku edhe ka treguar se ka raporte të mira dhe korrekte.