Fatmir Sejdiu: Largimi i Osmanit veprim i ngutshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm

E publikuar: 20/06/2020 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka dalë kundër largimit të Vjosa Osmanit nga dy funksionet partiake në parti. Ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm.

“Ky veprim, absolutisht nuk është në interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë është i ngutshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Sejdiu, në një reagim për Express.

Fatmir Sejdiu kishte futur në politikën e pasluftës Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin duke i marrë afër vetes edhe në Zyrën e Presidentit si këshilltarë.

Mirëpo, Sejdiu po i cilëson si të dëmshme vendimet e Mustafës që pa debat të përjashtohen njerëzit nga funksionet partiake.