Fatmir Limaj: Kjo qeveri dështoi, është vazhdimësi e Qeverisë Thaçi

E publikuar: 02/04/2015 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka drejtuar akuza të shumta ndaj punës 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës. Limaj ka thënë se në Kosovë ka dështuar sistemi i drejtësisë. Ai ka thënë se kjo qeveri, është vazhdimësi e qeverisjes së kaluar.

Limaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, po ashtu, ka kritikuar edhe rritjen e numrit të ministrave. Ai ka përmendur edhe pakënaqësitë dhe grevat duke deklaruar se fajin për këtë e kanë premtimet që liderët udhëheqës të koalicionit i kanë dhënë gjatë fushatës dhe nuk po i realizojnë.

“Nuk kemi parë se kjo qeveri ka arritur ta ç’kap shtetin”, tha Limaj.

“E keni parë situatën në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Njëri anëtar e akuzon tjetrin që është i kapur nga krimi, të tjerët akuzojnë po ashtu të tjerët. Situtë të njëjtë e kemi edhe në Gjykatën Supreme”, ka thënë Limaj. Sipas tij,  është detyrë e qeverisë që të mos lejoj kështu të degradoj qeveria.

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur edhe për RTK-në. Sipas tij, RTK jo që nuk është i publikut, por sipas tij më nuk është as i qeverisë. “RTK është në shërbim të individëve të caktuar, më nuk është as i qeverisë”, tha ai.