Fatmir Limaj: Gazi ishte efektiv, prisni format tjera tani

E publikuar: 10/03/2016 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se gazi lotsjellës e ka pasur efektin e tij në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe se partitë opozitare përkundër disa dallimeve, kanë qëndrim të përbashkët për veprimet e tyre.

“Ky regjim vazhdon të jetë i tillë. Sjellja e tyre dihet dhe siç po e shohim kriza po vjen e po thellohet”, ka thënë Limaj.

“Opozita po fuqizohet, ajo është në moment kur duhet të tregojë gjitha format e kundërshtimit. Partitë opozitare seriozisht duhet ta marrin në konsiderim qëndrimin në këtë parlament. Ne jemi duke diskutuar me partitë opozitare sepse mendojmë se gazi e ka pasur efektin e tij dhe jemi duke menduar për format e reja”, ka theksuar Limaj.

Limaj ka thënë se opozita është duke e shqyrtuar mundësinë që të mos marrin pjesë më në Kuvend.