Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

07.01.2020 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Në Kosovë gënjejnë më së shumti politikanët mashtrues, manipulant, kriminel dhe anti kombëtar, ndërsa gënjeshtrave të tyre më së shumti j’u besojnë njerëzit naiv, thellësisht të pa ditur, gjysmë analfabet dhe analfabet.

Sidomos gënjejnë propagandistët e korruptuar nga politikanët dështak të cilët për gjendjen në të cilën jemi i fajësojnë ideologjitë dhe doktrinat të cilat në politikën tonë janë po aq fantome (inekzistente) sa faji të cilin ua hedhin.

Ndërkaq i fajësojnë ideologjitë fantome për ta tërhequr vëmendjen e popullit naiv dhe thellësisht injorant nga vetvetja, apo edhe më saktësisht nga mëkatet personale nëpërmjet të cilave e kanë, varfëruar, mjeruar dhe paralizuar tërësisht popullin dhe shtetin.

Mirëpo çdo njeri normal duhet ta dijë që politika jonë është aq primitive dhe e zbrazur nga ideologjitë dhe doktrinat sa shishja e pijanecit nga alkooli.

Politika jonë nuk e përmban asnjë miligram djathtizëm, apo majtizëm, përkundrazi ajo përmban me tonelata primitivizëm, anti humanizëm, grykësi, despotizëm, prapambeturi, makijavelizëm, anti kombëtarizëm, nepotizëm, nihilizëm, klientelizëm dhe egoizëm.

Dhe për të gjitha këto anomali, natyrisht është përgjegjës faktori njeri.

Dhe jo faktori i rëndomtë njeri, por ai që përmes votës së popullit ia ka dëmtuar palcën kurrizore shtetit.

E kur politikanët korrupt, mafioz dhe anti kombëtar ia dëmtojnë palcën kurrizore shtetit dhe ai bëhet jofunksional, atëherë populli ose vendnumëron ose bënë salto mbrapa.

Prandaj kur disa propagandistë të kuzhinës propagandistike të Ldk-së e quajnë dikë leninist, stalinist apo enverist, e njëkohësisht në krye të subjektit të cilit i takojnë e kanë një ish titist, rankoviqist, rrahmanist dhe bukoshist që shitet si rugovist, ndalem dhe mendoj a thu e dinë të shkretit që synimet i kanë të fëlliqura si kanalizimi i qytetit dhe të tejdukshme si qelqi?

Shpesh i dëgjojë disa pseudo ldk-istë duke u krekosur me numrin e shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, doktorëve, shkrimtarëve, poetëve dhe mjekëve në Parti thua se partia e tyre është Akademi e Arteve dhe Shkencave, por asnjë herë nuk i dëgjojë duke e pyetur vetveten : Ku janë rezultatet konkrete të këtyre akademikëve, shkencëtarëve dhe artistëve të Ldk-së pas tri dekadave pushtet ?

Gjithashtu i dëgjoj shpesh duke u krekosur se kanë shumë ekonomistë cilësor, ekspertë të dalluar financiar, shëndetësor dhe letrar në Parti.

Mirë nëse është ashtu, pse atëherë Ldk nuk i kërkon nga LVV resoret ekonomi, financa, çështje sociale, shëndetësi, arsim, kulturë, sport dhe shëndetësi, por vetëm resoret në të cilat ka dështuar më së shumti sa ishte në pushtet siç janë punët e brendshme, drejtësia, çështjet e sigurisë dhe diplomacia???

Njeriut të sinqertë dhe mirëdashës nuk i duhet shumë kohë për ta kuptuar të vërtetën.

Anasjelltas injorantit keqdashës edhe nëse ia hedh bilancin bardh e zi mbi tavolinë ai përsëri nuk të beson, sepse është rob vullnetar i gënjeshtrës dhe mashtrimit profesional propagandistik.

Gënjen kushdo që thotë se populli shqiptar është i përçarë në dy taborre ideologjike, atë djathtist dhe majtist.

E vërteta është se populli shqiptar është i ndarë në dy taborre :

1. Taborri i keqbërësve dhe keqdashësve në politikë.

dhe

2. Taborri i mirëdashësve dhe mirëbërësve të sabotuar nga keqbërësit dhe keqdashësit në politikë.

Në sandviçin e tyre është pakica e favorizuar dhe shumica e varfëruar, mjeruar dhe shndërruar në nomad të Evropës.

E vërteta është se një pjesë të popullit shqiptar e kanë favorizuar keqbërësit dhe keqdashësit në politikë për t’a shndërruar në klientelë, gjegjësisht elektorat të tyre të përhershëm.

Pjesa dërmuese e këtij elektorati janë familjarët, farefisi dhe klientela e keqbërësve dhe keqdashësve në politikë.

Bëhet fjalë për një armatë njerëzish të punësuar në politikë ngaqe politika në Kosovë është punëdhënësi më i madh.

Pjesa tjetër e popullit, gjegjësisht shumica absolute jeton ose nga reminishencat e mergatës ose nga gishti në gojë.

Shabllonet ideologjike që përdoren tek ne për t’i diskualifikuar kundërshtarët politik janë aq të pabaza, tendencioze dhe të pavërteta, sa që kalojnë në domenin e filmave fantastiko shkencor ku halucinaciionet e inspirojnë autorin e skenarit .

Paradoksi qëndron në faktin se politika jonë është aq amatore, diletante dhe primitive, sa që nuk i plotëson as kriteret bazike për t’i takuar ndonjë taborri ideologjik.

Në fakt ne nuk kemi as subjekte të mirëfillta politike (përveç Vetëvendosjes), por korporata primitive politike të biznesit mafioz privat, familjar, farefisnor dhe klientelist që i shërbejnë themeluesve (pronarëve) të tyre për ta ngritur mirëqenien personale, familjare, farefisnore, partiake dhe klienteliste në lartësitë e paimagjinueshme.

Absurdi qëndron në faktin se pronarët e këtyre partive e kërkojnë votën e popullit, duke aktruar patriotizëm primitiv dhe folklorik për t’ia vjedhur të njëjtit pronën dhe lekët, si dhe per t’ia rrënuar jetën dhe copëtuar shtetin.

Prandaj stepem, çuditëm dhe ngeli pa tekst sa herë që i dëgjoj disa Ldk-uca (që janë më dekada në politikë) kur e etiketojnë Albinin si leninist, stalinist dhe enverist, thua se është moshatar i tyre dhe s’ka bërë asgjë tjetër në jetë përpos që është shoqëruar me librat e këtyre diktatoreve.

Turp duhet të kenë ata që rugovizmin e quajnë doktrinë edhe pse është vetëm një frymë.

Një botëkuptim i huazuar nga Ghandi të cilin ia ka përshtatur rrethenave politike kohore dhe hapësinore, ngaqë ka qenë në harmoni të plotë me bindjet e tij.

Asgje më pak ose me shumë!

Këta zotërinjë janë aq të poshtër dhe pafytyrë, sa që nuk mjafton as imagjinata e Frankenshtajnit për t’ua ndërtuar duplikatin.

Janë kameleon të akomoduar me të gjitha sistemet politike, pavarësisht se kush i ka mbjellur në këto troje.

Të gjitha sistemeve politike ata i kanë shërbyer, duke e ngritur servilizmin në piedestalin më të shëmtuar të mundur.

Nuk është që se dinë këta zotërinjë që ideologjitë për të cilat flasin janë të tejkaluara në politikën moderne si dinosauret në zoologji, por aq e nënçmojnë intelektin dhe dinjitetin e këtij populli, sa që besojnë se e mashtrojnë edhe me broçkulla të tilla.

E pse i bëhen monoton edhe robit, djallit dhe Zotit as që j’u shkon mendja, sepse po aq sa janë të poshtër, keqbërës dhe keqdashës, po aq janë edhe injorant të barrikaduar në kurthet më primitive të intelektit.

Flasin për ideologjitë thua se ato e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, e në të njëjtën kohë u shërbejnë subjekteve politike të cilat të gjitha kuadrot nismëtare, gjegjësisht themeluese i kanë huazuar nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë.

Në fakt Lidhja Komuniste ka qenë komuniste po aq sa ishte Tito në jetën private.

Këta njerëz nuk e kuptojnë dot që komunizmi në kuptimin marksist nuk është jetësuar kurrë në histori.

Janë jetësuar vetëm mutacionet e dhunshme ruse të pseudo marksizmit të cilat aspak s’kanë dalluar prej nazifashizmit.

Falënderojeni Zotin e Indianeve të Amerikës me emrin Manitu që jeni aq të mjerë dhe pa ditur sa që nuk j’u nevojitet asgjë me vlerë për të qenë të lumtur.

Albinin është para jush me shekuj, prandaj nuk ia dini vlerën, sepse për t’ia ditur dikujt vlerën duhet të keni dhe respektoni vlera.

Mirëpo pasi që ju jeni te zbrazur nga vlerat si shishja e pijanecit nga alkooli nuk j’u shpëton nga idiotizmi as Rugova e as Helmut Koli..

Autor politikologu Lirim Gashi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”