Fansat e UEFA-s zgjedhin ekipin e vitit 2018, nuk mungojnë yje si Modric, Messi dhe Ronaldo

E publikuar: 11/01/2019 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fansat e UEFA-s kanë votuar për më të mirët e vitit duke zgjedhur kështu formacionin më të mirë për vitit 2018, i cili padyshim se është i përbërë nga shumë yje.

Pas më shumë se një muaj votimi, ekipi i fansave të UEFA.com për vitin 2018 tani është zbuluar.

Më shumë se 1.8 milionë vota u hodhën në të gjithë votimin, me 85.167 përdorues të rinj që u regjistruan në UEFA.com vetëm për të votuar.

Shumica e futbollistëve të përzgjedhur ishin të pritur, ndërsa kishte edhe disa nga ta që mund të quhen befasi.

I tillë është portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, i cili ka dalë të jetë portieri më i votuar me plot 51,307 vota apo 30.4 për qind.

Në mbrojtje pa befasi vijnë treshja e Real Madridit, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo, ndërsa së bashku me ta gjendet edhe Virgil Van Dijk i Liverpoolit.

Mesfusha është e përbërë nga tre futbollistë, ku më i votuari padyshim se ishte fituesi i çdo çmimi në vitin 2018, Luka Modric me 115,440 vota apo 68.5 për qind, ndërsa së bashku me të janë votuar edhe N’Golo Kante dhe Eden Hazard.

Në anën sulmi përbëhet nga tre lojtarë që padyshim se e kanë të merituar këtë përzgjedhje si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/