Familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë

E publikuar: 29/06/2020 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga sot familjeve të cilat nuk kanë asnjë anëtar të punësuar janë paguar nga Ministria e Financave.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet nga dita e nesërme.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar. Përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme” thuhet në njoftimin e Bajramit.

Ajo madje ka kërkuar nga përfituesit të kenë kujdes të shtuar, që ti shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.