Familjarët që po udhëtonin u shqetësuan nga silueta e frikshme në pjesën malore (Video)

E publikuar: 03/08/2018 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Audree Frechette po udhëtonte me familje në një zonë rurale të Quebec të Kanadasë, kur skaj rruge u shfaq një siluetë e frikshme.

Ata u shqetësuan nga pamja e pazakontë, që dukej sikur lëvizte me kurriz të kthyer dhe me duar të lëvarura, transmeton Telegrafi.

“Më ngjanë sikur Gollun nga filmi Lord of the Rings” dëgjohet duke thënë Frechette, ndërsa komentonte ngjarjen me të afërmit.

Shikuesit e videos që është bërë virale, kanë thënë se është ndonjë aktivitet paranormal, duke kërkuar lokacionin e saktë, që ta vizitojnë për të parë nëse mund ta shohin sërish. /Telegrafi/