Familjarët e të burgosurve ‘Kumanova’, alarmojnë për dhunën ndaj tyre

E publikuar: 29/07/2016 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje të burgosurit e rastit “Kumanova” në Maqedoni, kanë pasur seancën gjyqësore në Gjykatën e Shkupit. Derisa po mbahej seanca gjyqësore, jashtë saj ishte edhe autoambulanca që është dashur të ofrojë ndihmë për njërin nga të akuzuarit.

Dashurije Ukzmajli-Sefa nga Ferizaj, gruaja e të burgosurit në rastin e Kumanovës, Genc Sefës, tregon për lajmi.net se të burgosurit në rastin ‘Kumanova’, po vazhdimisht po keqtrajtohen.

Ajo tregon se njërit prej të burgosurve i është thyer këmba nga dhuna e ushtruar nga forcat e sigurisë.

Gjithashtu Ukzmajli-Sefa, tregon për lajmi.net se në burgje, të burgosurve u mungojnë edhe kushtet elementare. Madje as buka nuk është e mjaftueshme.

“Kemi reaguar me dhjetëra herë ne familjarët, avokatet e të burgosurve si dhe Avokati i Popullit në  Maqedoni, por situata vazhdon te jetë e njëjtë”, thotw ajo tashmë e dëshpëruar për fatin e bashkëshortit të saj dhe shokëve të tij.

“Dhuna brutale përsëritet, pavarësisht se ky shtet i kriminalizuar deri ne palcë, e me mekanizëm policor fashisoid, aspiron te jete pjesë e BE-së dhe NATO-së”.

Dashurije Ukzmajli-Sefa, bashkëshortja e Genc Sefës

Duke përshkruar situatën e vështirë të tyre, zonja Ukzmajli-Sefa deklaron se ushqimi që të burgosurve u çojnë, është jashtëzakonisht i dobët.

“Sikur të mos u dërgojmë ne nga shtëpia, ata nuk mbijetojnë me atë ushqim që u japin. Përpiqemi të paktën një herë në jave t’u dërgojmë nga 5 kg ushqim”, tregon gruaja e mërzitur, gruaja e të burgosurit në rastin ‘Kumanova’.

Ajo shprehet se dhuna ndaj tyre  po ushtrohet në konvoje dhe në bodrumet e gjykatave.

“Ne familjarët e personave të burgosur në Maqedoni, jemi tepër të shqetësuar dhe të indinjuar nga informacionet që vijnë çdo dite”.

Genc Sefa, i akuzuar në rastin ‘Kumanova’

“Torturat psiko-fizike që u bëhen nga policia speciale, njerëzve tanë duarlidhur, nëpër konvojet e policisë dhe bodrumet e gjykatës është alarmuese”, tregon Dashurije Ukzmajli.

Familjaret e të burgosurve u bëjnë apel Ambasadës se SHBA-së në Maqedoni, Zyrës se BE-së, Avokatit të Popullit dhe te gjitha organizatave ndërkombëtare që veprojnë në këtë shtet, të ndërmarrin hapa konform ligjeve ndërkombëtare,

Ukzmajli-Sefa tregon se në fillim të shtatorit, do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin Kumanova. Deri tash janë mbajtur 30 seanca./ lajmi.net