Familjarët e të arrestuara: Armët ishin tonat, jo të fëmijëve

E publikuar: 31/08/2016 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarë të të arrestuarve, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një konferencë për media para Policisë së Kosovës, ndërsa kanë kërkuar nga ata t’ua lirojnë fëmijët, pasi armët e gjetura janë të tyre, e jo të fëmijëve.

Prindërit e dy të arrestuarve, Ramiz Arifi, babai i Atdhe Arifit dhe Avni Dehari, babai i të arrestuarit Astrit Dehari theksuan se armët e sekuestruara nga Policia janë të tyre dhe jo të fëmijëve, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, Rilind Haliti, vëllai i Egzon Halitit tha se helmetat janë të tij pasi vozit motorr dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me Egzonin.  /Telegrafi/