Familjarët e talentuar këndojnë në kor një pjesë nga muzikali i njohur (Video)

E publikuar: 07/04/2018 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me talentin për këndim, pjesëtarët e familjes LeBaron nga Utah e Shteteve të Bashkuara, u bëjnë konkurrencë edhe muzikantëve të shquar që përformojnë në Broadway.

Ata kënduan në kor një pjesë nga muzikali ‘Les Miserables’, e cila u pëlqye shumë dhe u shpërnda me shpejtësi në internet, duke u parë mbi një milion herë brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Pos familjarëve, të talentuar janë edhe bashkëshortët e tyre, duke bërë që të përfundojnë suksesshëm pjesën prej 12 strofave. Madje, ata ngjajnë sikur këngëtarë me përvojë, kur këndojnë dhe mbajnë në duar edhe fëmijë të vegjël.

Shikuesit e videos që mund ta shihni më poshtë, kanë kërkuar dhe po presin me padurim, për një këngë tjetër nga këta familjarë. /Telegrafi/