Familjarët e në panik nga gjallesa misterioze që iu doli nga banja (Video)

E publikuar: 10/10/2017 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zul Hanif ka mbetur i frikësuar, derisa familjarët e tij kanë nisur të bëjnë panik, shkaku i një gjallese misterioze që doli nga banja e shtëpisë së tyre që ndodhet në Alor Setar të Malajzisë.

Besohet se kjo krijesë ka jetuar për një kohë të gjatë nëpër gypa, ndërsa ka dalë të merrte frymë pasi nuk mund të kthehej sërish nëpër sistemin e kanalizimit, transmeton Telegrafi.

“Ishte e frikshme dhe më dukej sikur një gjarpër me përmasa të pazakonta. Ende nuk dihet çfarë është”, ka thënë Hanif lidhur me rastin.

Pamjet janë komentuar edhe nga ekspertët, të cilët kanë thënë se i përket familjes së reptilëve, por nuk kanë thënë se çfarë është. /Telegrafi/