Familja Segashi i dorëzoi kryetarit të Munihut plaketen e Podujevës, dhuratë nga Agim Veliu

E publikuar: 01/10/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, pas varrimit në Podujevë të Armela Segashit, e vrarë në 23 korrik të këtij viti në një sulm të armatosur në Munih, kishte pritur në një takim prindërit e Armelës, me të cilët ka ndarë dhembjen për vdekjen tragjike të bijës së tyre.

Gjatë takimit me prindërit e Armelës, kryetari Veliu, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kujdesin e treguar për familjen Segashi pas tragjedisë që iu ndodhi, kishte nderuar me plaketë kryetarin e Munihut, z.Dieter Reiter.

Veliu, përmes një postimin në facebook, ka bërë të ditur se familja Segashi, pas kthimit në Gjermani, është pritur nga kryetari i Munihut, të cilit ia kanë dorëzuar plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës.

 “Pas një takimi që kisha në zyrën time me prindërit e Armela Segashit, vajzës e cila në korrik u vra në një sulm të armatosur në Munih të Gjermanisë, përveç që ndava dhembjen me familjen Segashi, shpreha falënderim edhe për kryetarin e Munihut, z.Dieter Reiter, për interesimin dhe kujdesin e treguar për familjen Segashi pas tragjedisë që iu ndodhi.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti i kam ndarë z.Reiter plaketen e Komunës së Podujevës. Sot, Familja Segashi më ka informuar se është pritur në një takim te kryetari Munihut, me ç’rast z.Reiter i kanë përcjellur falënderimet e mia dhe i kanë dorëzuar plaketen me emblemën e Komunës së Podujevës.

Kryetari i Munihut, pasi ka pranuar plaketen, ka shprehur dëshirën që të më pres në zyrën e tij. AV”, ka shkruar Veliu në Facebook.