Familja Sala hyjnë në shtëpinë e re, e cila u rindërtua nga Rita Ora

16.01.2020 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Familja Sala hyjnë në shtëpinë e re, e cila u rindërtua nga Rita Ora

Ka përfunduar shtëpia që zgjodhi ta rindërtojë Rita Ora.

Nëntori i kaluar do të duhej të ishte muaji festiv, që bashkon çdo vit shqiptarët për festat kombëtare, por tërmeti i 26 nëntorit i bëri të gjithë bashkë në ndihmë të njëri-tjetrit.

Ato ditë të vështira, shumë prej emrave të njohur iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të adoptuar një banesë të dëmtuar rëndë nga tërmeti apo duke dhuruar ndihma për familjet në nevojë. E njëra prej tyre ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila vendosi të rindërtonte nga e para shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.

Sot 6 anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku Veliaj dhe kushërira e Rita Orës, Amantia. “Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai, duke kujtuar bisedën që pati me këngëtaren shqiptare ditët e para pas tërmetit.

Familja Sala falenderuan kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora për shtëpinë e re. E emocionuar, Edlira Sala tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë. “S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falenderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time. Unë kam mbi 20 vite martesë, nuk arrita të bëj diçka”, u shpreh ajo.

Kryebashkiaku Veliaj tha se koha ka treguar që sa herë shqiptarët lënë pas sherret dhe bëhen bashkë, mund të bëjnë punë të mira. “Për çfarë zihemi dhe urrehemi?! Kishim një vit, ziheshim të bënim një copë rrugë aty tek Astiri. Ore, ti po merr lekët, po të japim një shtëpi, po të kompensojmë që të bëjmë rrugën… Edhe për Teatrin pyes: Ore, për çfarë zihemi? Një ditë jemi, një ditë jo, vjen tërmeti e shuhet gjithçka. Nëse Zoti do na japë një çikë mend për t’u bërë pak më të mirë, pak më të dashur me njëri-tjetrin, mund të bëjmë më shumë punë. Por, kur vëmë pengesa e shkaktojmë sherre, s’kemi të ardhme”, tha Veliaj.

Lajmin se kishte vendosur të ndërtonte shtëpinë e familjes Sala, Rita Ora e dha në ditën e Flamurit, kur në mediat sociale shkroi: “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bëj. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin në vijim, sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë”./tch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Studimi: Burrat që kontrollohen nga gratë jetojnë më gjatë!

Studimi: Burrat që kontrollohen nga gratë jetojnë më gjatë!

Kontrolla mashkullore per parandalimin e shtatzanisë

Kontrolla mashkullore per parandalimin e shtatzanisë

S’e kemi ditur, Genc Prelvukaj qenka fans i këtij ekipi të Premier Ligës

S’e kemi ditur, Genc Prelvukaj qenka fans i këtij ekipi të Premier Ligës

Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”

Aguero s’mjafton, City ndalet nga Crystal Palace, barazon edhe Arsenali

Aguero s’mjafton, City ndalet nga Crystal Palace, barazon edhe Arsenali

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

“Bomberin” e bën Casemiro, Reali mposht Sevillan dhe merr kreun

“Bomberin” e bën Casemiro, Reali mposht Sevillan dhe merr kreun

Chicharito largohet nga Sevilla, Sarah Kohan surprizon fansat e ekipit të ri (Foto)

Chicharito largohet nga Sevilla, Sarah Kohan surprizon fansat e ekipit të ri (Foto)

Ashley Young tek Interi, Solskjaer zgjedh kapitenin e ri të “Djave të Kuq”

Ashley Young tek Interi, Solskjaer zgjedh kapitenin e ri të “Djave të Kuq”

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Selena Gomez lut fansat për vendin e parë

Selena Gomez lut fansat për vendin e parë

Kate Upton flet për jetën pas lindjes së vajzës

Kate Upton flet për jetën pas lindjes së vajzës

Si e paramendojnë meshkujt femrën ideale

Si e paramendojnë meshkujt femrën ideale

“Ti je inspirim”, Rita zgjedh fjalët më të ëmbla për nënën

“Ti je inspirim”, Rita zgjedh fjalët më të ëmbla për nënën

Klubi i David Beckhamit, në garë me kohën për stadiumin e ri

Klubi i David Beckhamit, në garë me kohën për stadiumin e ri