Familja pesëanëtarëshe heq dorë nga shkollimi dhe shtëpia luksoze, për të udhëtuar nëpër SHBA me autobusin e shndërruar në shtëpi me rrota (Foto)

E publikuar: 25/04/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje aventueriere nuk mund ta imagjinojnë të jetojnë në një mënyrë tjetër, pasi hoqën dorë nga shtëpia e tyre luksoze në New Mexico që të udhëtojnë nëpër SHBA gjatë gjithë kohës me autobusin që e blenë për 23 mijë funte dhe e shndërruan në shtëpi me rrota.

Familja pesëanëtarëshe janë duke e jetësuar “ëndrrën” e tyre, duke e kaluar kohën nëpër rrugë me shtëpinë e tyre me rrota, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuar më poshtë shfaqin prindërit Brandon Trebitowkski dhe Ashley që të dy 32-vjeç, si dhe fëmijët e tyre Cayden, 9, Jackson, 6, dhe Rea, 4, duke qeshur së bashku derisa po udhëtonin me autobusin e tyre të famshëm.

Ata gjithmonë kishin ëndërruar të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve, dhe kështu një ditë vendosën të heqin dorë nga jeta e tyre luksoze dhe shtëpia që e kishin në New Mexico.

Por, sikur kjo të mos u mjaftonte, çifti Trebitowkski i larguan fëmijët nga shkolla, me qëllim që të udhëtojnë në destinacionet që kishin ëndërruar gjithmonë t’i shohin. Ndërsa kohën e humbur të mësimit ua kompensojnë në shkolla tjera të qyteteve që i vizitojnë.

Dyshja kishin shpenzuar 23 mijë funtet e kursyera për ta blerë një autobus, të cilin pas shumë intervenimeve arritën ta shndërrojnë në një shtëpi me rrota brenda të cilit nuk mungon asgjë. /Telegrafi/