Familja kosovare që i shpëtoi zjarrit në Grenfell Tower ka nevojë për ndihmë

18.06.2017 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Familja kosovare që i shpëtoi zjarrit në Grenfell Tower ka nevojë për ndihmë

Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci, sot ka vizituar një familje shqiptare që ishin viktima të zjarrit që ndodhi në ndërtesën Grenfell, e ku mbetën të vdekur 30 persona.

Greiçevci ka bërë të ditur se familja Haxhisefa kanë humbur banesën e tyre, prandaj ai ka bërë thirrje që të ndihmohet kjo familje.

Ai ka shkruar se i ka kërkuar avokatit dhe aktivistit Artan Llabjani, të hap një llogari në internet ku njerëzit mund të japin donacione financiare.

Linkun për donacione e keni këtu.

Ndërkohë prej të hënës familjet e prekura nga kjo tragjedi në Londër do të marrin nga 5 mijë e 500 funte nga Qeveria britanike.
Paratë janë pjesë e një fondi të veçantë prej 5 milionë funtesh.

Ndihmë për viktimat ka dhënë edhe Rita Ora, e cila e ka kaluar fëmijërinë në këtë lagje.

LEXO EDHE: Kryetari i Londrës tregon fajtorët për djegien e ndërtesës

Shkrimi i plotë i Ambasadorit në Facebook:

Sot vizitova familjen Haxhisefa, Avniun (babai), Adrianën (nëna) dhe fëmijët Alkin (17 vjeç) dhe Altin (10 vjeç), familjen e vetme kosovare banorë të Grenfell Tower, e cila, për fat të mirë, i shpëtoi më të keqes në zjarrin tragjik, i cili e kaploi ndërtesën e tyre, në natën e 14 qershorit.

Së bashku me familjen Haxhisefa, si dhe me zyrtaren konsullore të ambasadës, Vjollca Halimi, vizituam vendin e ngjarjes, ku kjo familje, përveç që humbi tërësisht banesën, e cila ishte shëndërruar në votër të tyre familjare për pesëmbëdhjetë vite, së bashku me të gjitha gjësendet familjare, ata humbën edhe një pjesë të kujtimeve të çmuara familjare të cilat i kishin mbledhur përgjatë viteve aty.

Fatin e familjes Haxhisefa, të cilët falë ndihmës së fqinjve dhe zhdërvjelltësisë së tyre i shpëtuan më të keqes, mjerisht nuk e patën edhe me dhjetëra familje të tjera të cilat u kapërdisën nga flakët e zjarrit kobzi.

Është kjo një tragjedi e rëndë njerëzore e cila ka tronditur mbarë opinionin britanik, por edhe atë kosovar.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë komunitetit tonë në Britani të Madhe, që t’i hapin zemrat e tyre dhe ta ndihmojnë familjen Haxhisefa, për t’ia dalë mbanë kësaj tragjedie e cila i ka rënduar.

Edhe pse shteti britanik po iu del në ndihmë gjithnjë e më shumë, ata, por edhe familjet e tjera të prekura nga kjo fatkeqësi, kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin tonë. Duke njohur shpirtin solidar të komunitetit tonë, kam besim të plotë që familja Haxhisefa do ta ndiejë kujdesin dhe mbështetjen tonë në këto ditë të vështira për ta.

Për këtë qëllim, unë e kam lutur avokatin dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptar në Londër, z. Artan Llabjani, që ta hap një llogari në internet ku komuniteti ynë mund të japë donacione financiare.

Gjithashtu, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjësende të tjera, si rroba, ushqim dhe materiale të tjera, këtë mund ta bëjnë duke i sjellë ato në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër (8 John Street, WC1N 2EB), të cilat pastaj do t’iu dorëzohen familjes Haxhisefa dhe familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi.

Linku për donacione:

https://www.gofundme.com/suppo…

Ju faleminderit për ndihmën dhe kujdesin tuaj!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AKK-ja mund t’i hetojë rastet e korrupsionit

AKK-ja mund t’i hetojë rastet e korrupsionit

Deputetët votojnë kundër heqjes së imunitetit të Tahirit

Deputetët votojnë kundër heqjes së imunitetit të Tahirit

Afganistan: Të paktën 15 kadetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës

Afganistan: Të paktën 15 kadetë humbin jetën nga një sulm vetëvrasës

Ish-liderët e UÇK-së paraqiten si terroristë para parlamentit të Serbisë

Ish-liderët e UÇK-së paraqiten si terroristë para parlamentit të Serbisë

Sekretari Tillerson, vizitë zyrtare në Indi

Sekretari Tillerson, vizitë zyrtare në Indi

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntorBalotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntorBalotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor

Të paktën 54 policë të vrarë në Egjipt

Të paktën 54 policë të vrarë në Egjipt

Në Kosovë, trafikimi me njerëz bëhet për prostitucion dhe kërkim lëmoshë

Në Kosovë, trafikimi me njerëz bëhet për prostitucion dhe kërkim lëmoshë

Skandal në Ministrinë e Brendshme, kapet zyrtari duke përgjuar me telefon

Skandal në Ministrinë e Brendshme, kapet zyrtari duke përgjuar me telefon

Ministri Ismajli: Do të punojmë për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë

Ministri Ismajli: Do të punojmë për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë

Haradinaj:Qeveria do të angazhohet në furnizimin e përhershëm me ujë

Haradinaj:Qeveria do të angazhohet në furnizimin e përhershëm me ujë

Iraniani ka luajtur rol kryesor në largimin e kurdëve nga Kirkuku

Iraniani ka luajtur rol kryesor në largimin e kurdëve nga Kirkuku

Çfarë pritet të ndodhë me buxhetin e shtetit?

Çfarë pritet të ndodhë me buxhetin e shtetit?

PS shtyn me disa ditë arrestimin ose jo të Tahirit

PS shtyn me disa ditë arrestimin ose jo të Tahirit

Pas dështimit rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Ruçi nuk pranon median

Pas dështimit rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Ruçi nuk pranon median

‘Antimafia e Leçes ka sjellë prova se si Saimir Tahiri u kap në trafik droge’

‘Antimafia e Leçes ka sjellë prova se si Saimir Tahiri u kap në trafik droge’