Familja kosovare deportohet nga Gjermania në Kosovë, policia ua theu derën e banesës

30.03.2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Familja kosovare deportohet nga Gjermania në Kosovë, policia ua theu derën e banesës

Një familje kosovare e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5 anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.

Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit, policia ua ka thyer derën e banesës duke iu dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.

Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane. Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur” ka thënë ajo, shkruan Indeksonline.

Vajza 14 vjeçare shkonte në shkollë të mesme, njëjt si vëllau 13 vjeçar, ndërsa vëllau i vogël shkonte në Kopështin e Fëmijëve.

Babai i familjes kishte punuar si kujdestar në kopshtin e fëmijëve, ndërsa nëna si pastruese.

Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.

“Zyra e emigracionit është e lidhur me vendimet e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) dhe siguron largimin e njerëzve nga vendi ynë. Dëbimi ishte i nevojshëm sepse familja nuk donte largim vullnetar. Kërkesat ligjore për të drejtën për të qëndruar nuk janë plotësuar në këtë rast” thuhet në njoftimin e autoriteteve të emigracionit.

Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.

Ndërkohë, familja është kthyer në Kosovë, ku jeton me të afërmit për momentin. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve  nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon