Familja e Schumacherit: E vlerësojmë shumë mos këmbënguljen e fansave për shfaqjen para syve të publikut të Schumit

E publikuar: 22/03/2018 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e Michael Schumacher ka publikuar një deklaratë emocionale për fansat e gjermanit pasi që legjenda e Formula 1 vazhdon rimëkëmbjen pas një aksidenti të tmerrshëm në ski.

Gruaja dhe fëmijët kanë falënderuar tifozët për “ndjeshmërinë” e tyre pasi që shtatë herë kampioni i F1 pësoi një lëndim të trurit pas rrëzimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet franceze.

Familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja Corrina, 47 vjeçe, Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21 vjet, gjithashtu falënderuan tifozët për “kuptimin e situatës dhe mos shfaqjen para syve të publikut”.

Shoferi gjerman u vu në një koma mjekësore për gjashtë muaj, përpara se të zhvendoset në një repart rehabilitimi kur e rifitoi vetëdijen në qershor të vitit 2014.

Momenti kur ndihma e shpejtë po e transportonte pas aksidentit të vitit 2012, Schumacherin

Mjekët thanë se ngasësi i veturave të shpeshta do të ishte i vdekur deri më pati nëse nuk kishte veshur një përkrenare.

Por, menaxherja e gjermanit, Sabine Kehm tha se familja ishte mirënjohës për gjithë mbështetjen.

“Ajo që mund të thuhet është se familja me të vërtetë vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve. Njerëzit me të vërtetë e shohin dhe kuptojnë (gjendja e tij shëndetësore) dhe mos shfaqjen para syve të publikut”.

Theksojmë se në vitin 2014, 47-vjeçari u zhvendos në shtëpinë familjare pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku thuhet se po merr kujdes nga ekipi i specialistëve. /Telegrafi/