Familja Abazi që humbi dy djem në Durrës, vizitohet nga presidenti shqiptar

E publikuar: 04/12/2019 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot po qëndron për vizitë një ditore në Kosovë.

Presidenti shqiptar së bashku me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin kanë vizituar familjen Abazi.

Me këtë rast, Meta ka ngushëlluar familjen Abazi e cila humbi dy djem nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Dy vëllezrit Abazi, ndodheshin në Durrës ditën kur ndodhi tërmeti shkatërrues.