Familja 4-anëtarëshe nga Kosova aksidentohet në rrugën e Kombit

E publikuar: 27/07/2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) 10 persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e dy automjeteve në aksin rrugor Rrëshen-Milot në afërsi të një karburanti në hyrje të Rrëshenit.
Një automjet tip “Ford” më targa AA 766 LD ku udhëtonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja është përplasur me automjetin tip “Wolksvagen ” me targa gjermane BHY 264, në të cilin udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjes Bytyçi nga Kosova, raporton Oranews.

Të plagosurit mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë e parë mjekësore.

Më pas 4 prej tyre të cilët kanë qenë në gjendje kritike për jetën janë dërguar me helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët janë dërguar me autoambulancat e Spitalit të Rrëshenit.

Personat e plagosur:

Klevis Hametaj 16 vjeç
Lavdije Hametaj 43 vjeç
Elsuida Hametaj 20 vjeç
Klejdis Hametaj 12 vjeç
Agron Hametaj 40 vjeç
Artjola Hametaj 40 vjeç
Merita Bytyçi 41 vjeç
Erlis Bytyçi 14 vjeç
Azem Bytyçi 46 vjeç
Arbelinda Bytyçi

Përplasja e dy mjeteve ka qenë tepër e fortë duke u dëmtuar plotësisht ato, ndërsa për të nxjerre disa prej të plagosurve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, duke prerë disa pjesë të mjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar plotësisht edhe Rruga e Kombit nga Rubiku në Rrëshen për disa minuta, ndërsa lëvizja e mjeteve është orientuar për në aksin e vjetër.

Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i mjetit me targa gjermane, çka solli edhe përplasjen e fortë të dy mjeteve.


10 të lënduar në Rrugën e Kombit – 2 fëmijë dërgohen me helikopter në spitalin e Tiranës

Dhjetë të plagosur është bilanci i një aksident të rëndë që ndodhi pasditen e sotshme rreth orës 17:50 në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen.

Një automjet tip “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tjetër tip “Volswagen” me targa gjermane BHY 264, u përplasën në afërsi të një karburanti, dhe si pasojë mbetën të plagosur dhjetë persona që udhëtonin. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca, raporton “Shekulli”.

Personat e plagosur u dërguan fillimisht në qendrën spitalore të afërt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të plagosur mbetën shtetasit, Klevis Hahmetaj 16 vjeç, Lavdije Hahmetaj 43 vjeçe, Elsuida Hahmetaj 20 vjeçe, Kledis Hahmetaj 12 vjeçe, Agron Hahmetaj 40 vjeç, Artjola Hahmetaj 40 vjeçe, Merita Bytyçi 41 vjeçe, Erlis Bytyçi 14 vjeç, Azem Bytyçi 46 vjeç dhe Arbelina Bytyçi.

Të plagosurit me helikopter drejt Tiranës

Dhjetë të plagosurit u transportuan drejt Tiranës me ambulancë, ndërsa dy fëmijët që ishin në mesin e të plagosurve mbërritën me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ata iu nënshtruan një operacioni, pasi kishin marrë plagë të rënda nga përplasja. Në spital mbërriti edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, për të mësuar gjendjen e të plagosurve.