Falënderimi emocionues i Locatellit drejtuar Milanit

E publikuar: 14/08/2018 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manuel Locatelli e ka falënderuar Milanin pas huazimit te Sassuolo me obligim blerjeje.

Mesfushori 20-vjeçar iu bashkua zyrtarisht ekipit Neroverdi sot (e hënë), ndërsa e ka bërë një postim emocionues drejtuar tashmë ish-klubit të tij.

“Faleminderit – nuk mendoj se ka një mënyrë tjetër për ta filluar këtë postim”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që ishin të afërt me mua, duke nisur nga punonjësit në Vismara deri tek ata në Milanolle, shoferët që më kanë vozitur përreth kur nuk kisha leje vozitjeje…”.

“Stafin në Milanello që më ka mbështetur dhe ka qëndruar me mua në çastet kur më është dashur; fizioterapistët, mjekët, trajnerët e fitnesit, njerëzit në kuzhinë”.

“Faleminderit gjithë tifozëve që kanë festuar dhe më kanë brohoritur, faleminderit të gjithë trajnerëve që ma kanë dhënë ndihmën më të mirë për t’u përmirësuar”.

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, që nga debutimi në ekipin B deri te ekipi A. Një falënderim i veçantë për presidentin (Silvio) Berlusconi dhe drejtorin (Adriano) Galliani”.

“Dhe natyrisht, faleminderit familjes sime, të dashurës sime dhe miqve të mi që më kanë shoqëruar dhe do të më mbështesin gjithmonë në këtë aventurën time të re”, ka shkruar Locatelli në Instagram. /Telegrafi/