Fal ndihmës së fqinjëve, shpëtohet vogëlushi me tumor në sy (Foto, +18)

E publikuar: 29/12/2017 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e një fshati në Kinë kanë mbledhur para, për të paguar intervenimin kirurgjik për t’ia hequr një fëmije tumorin nga syri.

Mjekët që po e trajtonin fëmijën Li Zhenglu, kanë thënë se ai vuan nga një gjendje e rëndë dhe e pashërueshme, por më vonë është kuptuar se ka shërim, transmeton Telegrafi.

Zhenglu para trajtimit kirurgjik

Meqenëse familjarët nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar, u mblodhën rreth 20 mijë euro me të cilat u pagua trajtimi spitalor.

Tani që i është larguar kjo pjesë, gjashtëvjeçari mund t’i kthehet shkollës dhe jetës normale, por pa njërin sy. /Telegrafi/