Fal Lukakus, Manchester United rikthehet te fitorja (Video)

E publikuar: 14/12/2017 05:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Ligën Premier. 

Djajtë e Kuq para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër skuadrës së Bournemouth me rezultat 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me një gol të realizuar ani pse kishte disa raste për të dyja skuadrat.

Momenti kur shënoi gol me kokë Lukaku

Sulmuesi belg, Romeu Lukaku ka kaluar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Belgu shënoi gol me kokë pas një harkimi të Juan Matës në të 25 minutë. Junior Stanislas pati rast në të 30 minutë për të barazuar rezultatin, por nuk u tregua i saktë para portierit David de Geas.

Anthony Martial shpërdoroi një rast të mirë për Djajtë e Kuq në të 60 minutë, ku nuk arriti të dyfishonte epërsinë e vendasve.

Deri në fund nuk pati më gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të vendasve me rezultat 1-0.

Pas kësaj, United zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 38 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 14 me 16 pikë. /Telegrafi/