Fajon: Jemi të zhgënjyer me regresin në dialogun mes Kosovës e Serbisë

E publikuar: 31/10/2019 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rifillojë sa më shpejtë.

Kjo është porosia që dërgoi eurodeputetja, Tanja Fajon sot në Beograd, shkruan lajmi.net.

Në Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociiim BE-Serbi që u mbajt në Beograd, ajo tha se është shumë e zhgënjyer që nuk ka përparim në procesin e dialogut me Kosovën.

“Jemi shumë të zhgënjyer që nuk ka përparim dhe se i gjithë procesi është në bllokadë. Prioriteti ynë është rifillimi i dialogut dhe që të dyja të gjejnë një mundësi të re për një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe normalizon marrëdhëniet”, tha Fajon.

Në fund të shtatorit, Fajon është zgjedhur në krye të Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.