Fajon i bën thirrje Kosovës që ta shfrytëzojë mundësinë e fundit për vizat

E publikuar: 08/12/2016 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për vizat për Kosovën, Tanja Fajon, ka komentuar rreth vendimit të BE’së për t’ia hequr vizat Ukrainës dhe Gjeorgjisë pas aprovimit të mekanizmit për suspendimin e tyre në raste emergjente, duke thënë se kjo është një mundësi për Kosovën.

“I bëjë thirrje Kosovës që urgjentisht t’i plotësojë kushtet e fundit të mbetura për heqjen e vizave. Kjo është një dritare e mundësisë” ka shkruar Fajon në Twitter duke iu referuar çështjes së demarkacionit dhe luftës kundë korrupsionit. BE pret që këto çështje të adresohen nga institucionet e Kosovës.

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën.