Fadil Vokrri ngushëllon Mergim Mavrajn

E publikuar: 03/04/2015 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vdekjes së babait të Mërgim Mavrajt, edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka dërguar telegram ngushëlimi drejt familjes Mavraj.

“I nderuari z. Mërgim Mavraj! Në një çast të vështirë për juve dhe familjen e juaj, ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, të pranoni ngushëllimet më të thella e të sinqerta me rastin e vdekjes së babait tuaj. Juve dhe familjes tuaj duam të ju bashkëngjitemi në këtë dhembje, duke marrë edhe ne një pjesë të dhembjes me shpresë e besim që ju këtë ndarje nga më i dashuri i juaj ta përballoni më lehtë”, shkuan në telegramin e tij të ngushëllimit Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së.