Facebook Watch arrin në 400 milion përdorues

E publikuar: 14/12/2018 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë vetë Facebook vendosi të lançonte globalisht konkurrentin e Netflix dhe Youtube, Facebook Watch. Rrjeti social për herë të parë dha shifra që nga muaji Gusht sesa njerëz e përdorin.

Në një postim në blog, kompania tha se mbi 400 milion njerëz përdorin çdo muaj shërbimin dhe 75 milion çdo ditë.

Këta 75 milion mesatarisht shpenzojnë 20 minuta në ditë në Facebook Watch.

YouTube ka mëse 1.8 miliardë përdorues çdo muaj dhe Facebook Watch është ende shumë larg.

Në 2019-ën platforma premtoi tu japë reklamuesve mundësinë për të vendosur reklama brenda videove dhe transmetimeve live. /PCWord Albanian