Facebook u jep prioritet lajmeve dhe publikuesve lokalë në News Feed

E publikuar: 30/01/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha ditën e Hëne se uebsajti i medias sociale do të fokusohet në promovimin e burimeve të lajmeve lokale.

“Duke filluar nga dita e sotme do të tregojmë më shumë lajme nga burimet lokale të qytetit apo provincës suaj,” tha Zuckerberg përmes një postimi në Facebook.

“Nëse ndiqni një publikues lokal ose nëse dikush ndaj një lajm lokal, ai do të ketë prioritet në News Feed,” vijoi Ai.

Përditësimi do të ofrohet fillimisht në SHBA dhe më pas në vende të tjera të botës në nga fundi i vitit.

Kompania ka aplikuar një seri ndryshimesh në uebsajtin e saj pas kritikave se algoritmet e Facebook u kanë dhënë prioritet lajmeve të rreme dhe keqinformimit deri në atë masë sa të influenconte rezultat zgjedhor në SHBA në 2016-ën.

Pak ditë më parë kompania aplikoi ndryshime të tjera në News Feed duke u dhënë prioritet postimeve të miqve dhe familjes.

Kjo lëvizje ka shqetësuar investitorët. /PCWorld Albanian