Facebook teston butonin e tërheqjes së mesazheve në Messenger

E publikuar: 14/10/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prill të këtij viti Facebook tha se në planet e kompanisë ishte lançimi i një butoni “Unsend” për të gjithë përdoruesit e Messenger.


Të Premten TechCrunch publikoi imazhe të funksionit në fjalë.

Butoni shfaqet kur përdoruesit dëshirojnë të editojnë mesazhet e dërguara. Dy opsione shfaqen: Delete Message dhe Unsend Messeage.


Nëse zgjidhet opsioni i dytë, përdoruesi merr një paralajmërim: Mesazhi juaj do të hiqet nga biseda.”

Normalisht funksioni ka një limit kohor i cili nuk dihet ende. Në Gmail kur një përdorues klikon “Undo Send” ai ka 30 sekonda kohë për të tërhequr e-mal-in e dërguar. /PCWorld Albanian