Facebook sjell videot me kënd të pamjes 360 gradë tek iPhone (Foto)

E publikuar: 13/11/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përdoruesit e Facebook në pajisjet iOS do të përfitojnë një veçori të re: ata mund të shohin video me kënd të pamjes 360 gradë. Kjo veçori ka qenë në dispozicion tek pajisjet Android dhe në ueb që nga muaji shtator. Si funksionon kjo veçori e re? Thjesht klikoni tek ekrani i kompjuterit ose lëvizini telefonin tuaj për të parë video në çdo drejtim, dhe jo vetëm aty ku është fokusuar kamera.

Ndërkohë, kompania ka shtuar gjithashtu mbështetje për pajisjen Gear VR të Samsung-ut. Për të inkurajuar më shumë njerëz që të shpërndajnë video 360 gradë tek Furnizuesi i Lajmeve, Facebook po punon me krijuesit e kamerave si Theta, Giroptic dhe IC Real Tech për të shtuar butonat “publiko në Facebook” tek aplikacionet e tyre. Kështu përdoruesit nuk do të kenë nevojë që të kalojnë videon tek kompjuteri në fillim.