Facebook prezantoi Portal, një ekran i cili kontrollohet me zë

E publikuar: 14/10/2018 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook prezantoi ditën e sotme konkurrentin e Amazon Echo, një ekran inteligjent i pajisur me një web kamër që mund të kontrollohet me zë dhe quhet Portal.


Me ekran 10-inç dhe rezolucion 720p Facebook Portal do të shitet për 199 dollarë dhe është i pajisur me dy altoparlantë dhe një kamër të cilësisë së lartë.

Rrjeti social beson se përdoruesit kanë për ta përdorur produktin e ri për të komunikuar me video në ambientet e shtëpisë.


Pajisja e cila vjen gjithashtu në një model më të madh prej 15.6-inç me rezolucion 1080p për 349 dollarë, mund të luajë muzikë nga Spotify, video nga Facebook Watch e shumë të tjera.

Ekrani i Portal+ mund të rrotullohet

Ajo mund të kontrollohet me komanda zanore dhe përdoruesit duhet ta aktivizojnë duke thënë “Hey Portal.”

Modeli më i vogël kushton 20 dollarë më pak sesa Amazon Echo Show. /PCWorld Albanian