Facebook prezantoi Messenger Kids për fëmijët nën 13 vjeç

E publikuar: 04/12/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook ka krijuar një version të aplikacionit Messenger për fëmijët nga mosha 6 vjeç, një lëvizje shqetësuese sidomos për ata prindër që nuk duan ekspozimin e fëmijëve të tyre në këtë moshë në median sociale.

Me Messenger Kids fëmijët mund të bisedojnë, dërgojnë foto, video dhe mesazhe me tekst të cilat aprovohen nga prindërit e tyre.

Rrjeti social tha se kishte parë një nevojë të shtuar për një aplikacion komunikimi me të cilin fëmijët mund të lidhen me njëri tjetrin dhe njerëzit më të dashur të tyre i cili gjithashtu ka një farë kontrolli prindëror.

Vetëm fëmijët e moshës 13 vjeç e sipër mund të kishin një profil në Facebook ndërsa aplikacioni i ri është thjeshtë një mjet komunikimi dhe jo një Facebook për fëmijët nën këtë moshë.

Sapo të instalohet aplikacioni mund të kontrollohet nga llogaria e Facebook e një të rrituri i cili duhet të aprovojë njerëzit me të cilët mund të flasë.

Facebook tha se kishte nisur testimin e aplikacionit me punonjësit dhe familjet e tyre. Gjithashtu sipas rrjeti social, Facebook ka kreu hulumtime dhe anketa me mijëra prindër për shqetësimet e tyre.

Messenger Kids është i disponueshëm nga dita e sotme në SHBA ndërsa së shpejti ofrohet edhe në Britani.

Përdorimi i uebit nga moshat e reja është kthyer në një shqetësim kohës e fundit pasi u zbulua se pedofilët po përdornin rrjetet sociale për të mashtruar viktimat e tyre. /PCWorld Albanian