Facebook po punëson moderatorë

E publikuar: 05/05/2017 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshironi të punoni për Facebook? Mark Zuckerberg sapo ka bërë të ditur 3 mijë vende të reja pune. Ajo që duhet të bëni është të shqyrtoni përmbajtjet e pakëndshme të platformës, që së fundmi është përballuar me pamje live të vrasjeve, vetëvrasjeve apo rrëmbimeve.

Në këtë lajmërim. Zuckerberg thotë se kompania ka tashmë 4500 persona në të gjithë botën që punojnë për “ekipin e operacioneve të komunitetit” dhe se punësimet e reja do të sigurojnë një proces më të mirë, pas censurimit të përmbajtjeve të papërshtatshme dhe dështimit të heqjes së pamjeve ekstreme. Vetëm javën e kaluar nuk arriti të hiqej në kohë nga platforma videoja e një babai tajlandez që vrau vajzën e tij 11 muajshe në Facebook Live, e më pas veten.

Në vend që të shqyrtojë përmbajtjen para se të ngarkohet, Facebook mbështetet tek përdoruesit e rrjeteve sociale për të raportuar përmbajtjet e papërshtatshme. Moderatorët më pas shohin postimet e raportuara, qindra të ndryshme, dhe më pas i heq ato nëse bien ndesh me standardete Facebook. Facebook nuk lejon lakuriqësinë, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Facebook refuzon të japë të dhëna të tjera mbi natyrën e kësaj pune të re, përfshi dhe përshkriin e punës, apo nëse do të jenë punonjës apo të kontraktuar, apo dhe se ku do e kenë bazën e tyre. Megjithatë një gjë është e qartë: kjo punë është e lodhshme dhe mund të çojë në trauma psikologjike./tch/