Facebook nuk ju përgjon për tu dërguar reklama

E publikuar: 08/02/2019 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni dëgjuar prej atyre rasteve kur njerëzit shikonin reklama për tematika të cilat jo vetëm që nuk i kanë biseduar me miqtë në telefon apo as kur kanë qëndruar bashkë?

Facebook ka mohuar pretendimet se përgjon përdoruesit përmes mikrofonit për tu dërguar reklama.

Pra kur shikoni një reklamë në lidhje me diçka që nuk e keni kërkuar online, nga i merr Facebook të dhënat rreth interesave tuaja?

Mbase e dini se Facebook ju shënjestron me reklama në forma të ndryshme: duke gjurmuar faqet që pëlqeni, duke grumbulluar informacion rreth veseve të shfletimit në ueb dhe duke përdorur databaza nga një palë e tretë.

Edhe sikur të mos keni fare një profil në Facebook, kompania mund të ketë informacione rreth jush. Prandaj nëse regjistroheni në Facebook rrjeti social mund tu dërgojë reklama sipas interesave tuaja.

Deri më sot Facebook ju tregonte reklama vetëm nëse përmbushnit disa kritere si vendndodhja në një biznes luajtja e një loje PlayStation.

Tashmë sipas TechCrunch do të mësoni nëse detajet tuaja janë ngarkuar nga një reklamues. Kur ky ndryshim të aplikohet, përdoruesit do të shohin nëse marka ka ngarkuar të dhënat tuaja ose aksesuar nga një agjenci e një pale të tretë.

Politika e re do të de-mitizojë arsyet pse disa reklama shfaqen në kohështrirje në Facebook. Njerëzit kështu do të ndihen më pak të kërcënuar nga fakti se Facebook mund të jetë duke i përgjuar.

Sot ekzistojnë mënyra të shumta për një reklamues të shtënë në duar të dhënat tuaja. Më e thjeshta është të jeni një konsumator. Një mënyrë tjetër është nëse keni ndarë të dhënat në një fushatë promocionale jo në internet por tek një agjenci e cila mund të ketë shitur të dhënat tek reklamuesit.

Praktikisht nëse po shikoni reklama me motorçikleta në Facebook mbase nuk është për arsye se i keni pëlqyer në rrjetin social foto apo faqe me motorçikleta por sepse mund të jeni përgjigjur një pyetje për këtë tematikë në mënyrë që të lidheshit në një shërbim Wi-Fi publik falas.

Në 2007 Facebook për herë të parë lançoi platformën e reklamimit. Në 2012 kompania lejoi reklamuesit të ngarkonin një databazë me informacionet e konsumatorëve, përfshirë e-mail-et, numrat e telefonit dhe ID e Facebook për ti arritur lehtësisht në rrjetin social.

Dy vite më parë rrjeti social lançoi një fushatë “Pse shoh këtë reklamë?” për ti informuar njerëzit rreth kritereve të përdorur nga reklamuesit për ti arritur ato. Tashmë funksioni i rimodeluar do të ndihmojë njerëzit të mësojnë se cila agjenci ka ngarkuar të dhënat e tyre.

Kështu nëse jeni të pakënaqur me një reklamues mjafton të shkoni tek konfigurimi i preferencave të reklamave në Facebook dhe të bllokoni reklamat e një reklamuesi të caktuar.

Rrjeti social prej kohësh është kritikuar për mënyrën sesi menaxhon të dhënat e përdoruesve. /PCWorld Albanian