Facebook në gjurmët e Snapchat

E publikuar: 03/05/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook duket se do të vazhdojë në gjurmët e Snapchat, duke sjellë në dritaren e Messenger mundësinë e mesazheve “shih e hidh”, pra, mesazhet që autofshihen pak pasi janë dërgaur dhe nuk lënë gjurmë pas.

Të paktën kështu thuhet nga disa pamje të publikuara në Twitter nga @iOSAppChanges, një llogari që merret me të rejat për aplikacione e iPhone dhe iPad.

Në to duket një version i Messenger për iPhone që i jep mundësinë përdoruesve të rregullojnë një hark kohor për fshirjen e mesazheve, pas 15 minutash, 4 orësh apo 24 orësh.

Mesazhet që fshihen automatikisht janë të pranishme në disa aplikacione si Snapchat dhe Telegram.

Futja e këtij opsioni në Messenger do i jepte mundësi 900 milionë përdoruesve të platformës, duke kontrolluar kështu komunikimin privat.

/ TCh/