Facebook ndalon të gjitha reklamat për monedhat kriptografike dhe ICO-të përfshirë Bitcoin

E publikuar: 31/01/2018 04:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook do të ndalojë të gjitha reklamat për monedhat kriptografike përfshirë bitcoin dhe ofertat fillestare të monedhave të njohura si ICO.

Drejtori i menaxhimit të produktit Rob Leathern tha se Facebook nuk do të pranojë më reklama që reklamojnë produktet dhe shërbime financiare të janë të lidhura me praktika promocionale mashtruese.

Ai tha se vendimi nuk është i përhershëm. Madje rrjeti social ka kërkuar raportimin e çdo reklame që mund ti ketë shpëtuar Facebook.

Rrjeti social ka lejuar në të kaluarën reklamimin e disa temave financiare. Konkretisht kërkohej një kërkesë me shkrim. Së dyti duhej që përdoruesit e shënjestruar me reklamën në fjalë të ishin mbi moshën 18 vjeç.

Megjithatë duke qenë se vendimi nuk është e përhershëm, mundet që në një të ardhme ndalimi të hiqet kur bitcoin dhe aktivitete të tilla të rregullohen me ligj. /PCWorld Albanian